Sunday, October 30, 2016

Here are the foods you should eat when you have low blood pressure

by
Here are the foods you should eat when you have low blood pressure
The change of seasons and consequently the fluctuation of temperatures almost always favor health problems, among which is low blood pressure. This concern occurs for various reasons and mainly affects women and the elderly, however young people are not excluded. But what are the symptoms of low blood pressure and above all, what should you do in these cases, including the foods you should consume?
What you should consume
It is necessary to consume a larger amount of salt, certainly not exaggerating it. Make magnesium and potassium cures that are mainly found in foods, especially bananas. Other allies against low tension are also licorice, beetroot juice, pomegranate and currants. In these cases, coffee can also help, however, it is better not to abuse it, while you should avoid alcohol consumption. These are some suggestions that you can do at home, but if you constantly suffer from low blood pressure, it is advisable to visit a specialist doctor, who will be able to give you a better cure. exactly for your problem.
Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Por cilat janë simptomat e tensionit të ulët dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëni në këto raste, përfshirë dhe ushqimet që duhet të konsumoni?
Çfarë duhet të konsumoni
Është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Bëni kura magnezi dhe kaliumi që gjenden kryesisht tek ushqimet e sidomos te bananet. Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që të mos abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit. Këto janë disa sugjerime të cilat mund t’i bëni në kushte shtëpiake, por nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

Monday, October 24, 2016

Për një shëndet të mirë të syve

by

For good eye health, here are the right foods

Many of us may have heard, especially when we were little, that carrots are good for our eyes.
Although sometimes we may have thought that it was just an excuse that parents used to force us to consume carrots or to eat more vegetables, there are some foods that help us to have a good health of this organ. Here are the best...

Red peppers - According to nutritionist Susie Burrell, these colored vegetables are very important for our body. Peppers, like carrots, contain a high level of carotenoids, which are extremely important to prevent certain types of diseases.

Nuts - They are rich in vitamins and minerals, especially selenium. Distinguished for their antioxidant properties, they help the eye keep significant vision problems at bay.

Kiwi – This small green fruit contains a number of benefits for the body. It is rich in antioxidants and a single kiwi provides the body with the right amount of vitamin C during the day. This amount is necessary for the production of collagen in the cornea as well as for the health of the blood vessels that guarantee the functioning of the eye.

Green leafy vegetables – Especially spinach, which helps the retina of the eye not to be damaged by strong light.
Për një shëndet të mirë të syve, ja cilat janë ushqimet e duhura
Shumë prej nesh mund të kenë dëgjuar të thuhet, veçanërisht kur kemi qenë të vegjël, se karotat na bëjnë mirë për sytë.
Edhe pse disa herë mund të kemi menduar se bëhet fjalë vetëm për një justifikim që prindërit përdornin për të na detyruar të konsumonim karota apo për të ngrënë më shumë perime, ekzistojnë disa ushqime që na ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë të këtij organi. Ja cilët janë më të mirët...

Specat e kuq – Sipas dietologes Susie Burrell, këto perime me ngjyrë janë shumë të rëndësishëm për organizmin tonë. Specat, ashtu si karotat, përmbajnë një nivel të lartë të karotenoideve, të cilat janë tepër të rëndësishme për të parandaluar e disa lloj sëmundjesh.

Arrat – Janë të pasura me vitamina dhe minerale, e veçanërisht me selen. Të dalluara për vetitë e tyre antioksiduese, ato ndihmojnë syrin të mbajë larg probleme të rëndësishme me shikimin.

Kivi – Ky frut i vogël jeshil përmban një sërë përfitimesh për organizmin. Është i pasur me antioksidantë dhe një kivi i vetëm i ofron organizmit sasinë e duhur të vitaminës C gjatë një dite. Kjo sasi është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit në korne si dhe për shëndetin e vazove të gjakut që garantojnë funksionimin e syrit.

Perimet me gjethe jeshile – Në veçanti spinaqi, i cili ndihmon retinën e syrit të mos dëmtohet nga drita e fortë.

Croissant with nutella or jam

by

Croissant with nutella

The ingredients for the dough are:
500 grams of flour,
200 ml of milk,
2 eggs,
1 loaf of bread,
1 vanilla,
150 g of sugar,
2 spoons of honey,
nutella for the filling,
and an egg yolk,
We make the dough, let it rest until it doubles in size, then roll it out into a large patty.
We cut the boom into triangles and in the middle of each triangle we put a spoonful of nutella.
We collect the triangles from the thick part to the end making them rolls and leave them again on the paper tray to double in size.
Then, brush them with egg yolk mixed with a little milk and bake them at 180° for 15 minutes.

Krosan me nutella
Perberesit per brumin jane:
500 gr miell,
200 ml qumesht,
2 veze,
1 maja buke,
1 vanilje,
150 gr sheqer,
2 luge mjalte,
nutella per mbushjen,
dhe nje te verdhe veze,
Bejme brumin, e leme te pushoje sa te dyfishohet me pas e hapim ne nje pete te madhe.
E presim bumin ne trekendesha dhe ne mes te çdo trekendeshi veme nje luge kafe me nutella.
I mbledhim trekendeshat nga pjesa e trashe deri ne fund duke i bere role dhe i leme perseri ne tepsi me leter te dyfishohen.
Me pas, i lyejme nga siper me te verdhe veze te perziere me pak qumesht dhe i pjekim ne 180° per 15 minuta.


Cheescake

by

Receta: Cheescake
250 gr biskota 
125 gr gjalp
500 gr mascarpone
250 ml pana


120 gr sheqer pluhur
300 gr manafera
60 gr sheqer
1 luge niseshte
7 gr xhelatine

PREGATITJA:
Grijme biskotat ne mixer shkrijme gjalpin dhe i bashkojme ne nje tas duke i perzier, marrim nje tave te rrumbullaket shtrojme leter guzhine dhe vendosim masen e biskotave duke e rrafshuar me nje luge e vendosim ne frigorifer. Marim panen e rrahim me sheqerin, rrahim dhe mascarponen i perzjejme bashke dhe masen e vendosim ne taven qe e kemi ne frigorifer, e vendosim perseri ne frigorifer. Marrim manaferat i vendosim ne nje texhere i hedhim sheqerin i leme te zien pak dhe i hedhim nje luge niseshte te tretur me pak uje, xhelatinen e tretim me pak uje te nxehte dhe i bashkojme te gjitha, masen e leme te ftohet pak dhe e hedhim mbi torten. E vendosim ne frigorifer derisa te ftohet. Ju befte mire !

Kek llave

by
LAVA CAKE

~ Igredientet: (per 5 lava cake)

2 veze te plota + 1 e verdhe,

100 gram gjalp

100 gram cokollate fondente (65% - 70% kakao)

65 gram miell qe fryhet,

80 gram sheqer,

~ Metoda:

1. Paraprakisht ngrohim stufen ne 180 grade.

2. Shkrijme ne banjo mari cokollaten e copetuar + gjalpin. (Ose i shkrijme ne mikrovale per 1 min duke i nxjerre per ti trazuar cdo 20 sekonda qe te evitoni se mos digjet cokollata)

3. Ne nje ene rrahim mire vezet + sheqerin dhe me pas shtojme perzierjen e mesiperme te cokollates dhe i perziejme.

4. Ne fund shtojme miellin.

Nderkohe pergatisim enet e vogla qeramike ku do hedhim perberjen. I lyjme mire me gjalp nga te gjitha anet dhe I pudrosim anesohet dhe qendren me kakao (ne vend te miellit) duke shkundur tepricen.

5. Hedhim perberjen ne enet qeramike duke mbushur 2/4 ose 3/4 e enes.

*( Ne kete pike, mund edhe ti mbuloni me qese kuzhine dhe ti fusni ne akull e ti perdorni ne ditet ne vijim, thjesht do duhen te qipen direkt sa dalin nga akulli dhe per disa minuta me shume (10-12 min ne varesi te stufes), por shija ngelet e njejte. Per raste speciale pergatitini nje dite me pare dhe piqini te nesermen 🙂 )

6. Ne nje tave biskotash ose tave te ceket vendosim enet qeramike (qe ta kemi te lehte ti nxjerrim nga stufa) dhe i lem te piqen per 7 minuta (qendroji afer stufes pasi pjekja varet ne nga furra qe keni. Do e kuptoni qe jane bere kur anesoret te jene forcuar dhe qendra e kekut te jete pak e bute).

7. Pasi i nxjerrim nga stufa, I lem te ftohen 1 minute.
I servirim ne pjata duke i pudrosur dhe sheqer pluhur dhe i sherbejme me fruta te fresketa dhe akullore me vanilje 🙂

Shijojeni! 🙂

Torte hap pas hapi

by
Per kekun : ( Tave 27 cm)
200 gr cokollate
100 gr gjalpe
3-4 veze
100 gr sheqer
Pak kripe

Per mousse-in
2-3 te verdha veze
100 gr sheqer
15 gr niseshte
200ml qumesht
Vanilje
5 gr kafe
3 flete xhelatine
350 gr pana
Kakao per sperkatje (2-3 luge gjelle)

Pergatitje
Shkrijme çokollaten me gjalpin ne banjomari, E perziejme derisa te behet mase homogjene.
Thyejme vezet dhe ndajme vec te bardhat, vec te verdhat.
I shtojme cokollates te verdhat e vezeve, nje e nga nje.
Nderkohe rrahim te bardhat e vezeve dhe Shtojme sheqerin
Me pas i perziejme te dy masat me kujdes, nga lart poshte
E shtrojme ne tave ( vëm poshte leter furre dhe pak gjalp)
E pjekim per 25 minuta ne 180°

Pergatisim mousse-in ne dy pjese
Fillimisht bashkojme vetem te verdhat e vezeve me sheqerin dhe niseshte
Shtojme qumeshtin, pak fare te vakur, nderkohe vendosim fletet e xhelatines ne uje te ftohte, per tu zbutur.
Masen e qumeshtit e vëm ne zjarr per disa minuta derisa te trashet, si krem pasticerie
Me pas shtojme kafen e bluar.
E perziejme me kujdes, shtojme dhe xhelatinen e zbutur
Me pas rrahim panen per 3-4 minuta
Perziejme te 2 masat kremoze me kujdes, nga lart poshte, me nje spatul
Hedhim mousse-in mbi kekun ( e ftohur)
E nivelojme me luge , ose thike pa dhembeza dhe e vendosim ne frigo per te pakten 4 ore
Ne fund e sperkasim me kakao pluhur

Ju befte mire!

Muffin me cokollate

by
Muffin me cokollate

Perberesit:200 gr dhalle, 115 gr gjalp vitam, 230 gr miell, 150 gr sheqer, 1 veze, 45 gr kakao, 1 luge kafe sode buke, nje cerek luge kafeje kripe, 2 sheqe vanilje, 100 gr cokollate. 
Pergatitja: 
Miell+ sheqer+kakao+ sheqer valilje+kripe+sode+ cokollate e copetuar. I perziejme bashke te gjithe perberesit e mesiperm. Veza rrihet shume, gjalpi shkrihet dhe perzihen me dhallen dhe sebashku me masen tjeter. Behet nje brum homogjen dhe ky brume vendoset ne forma dhe piqet me 190 grade per 15 -20 min. 
Ju befte mire 😁

Torte me pana dhe cokollate.

by
Torte me pana dhe cokollate.

Perbersit.
1 kuti e madhe pana. 1000g
1 pako biskota me cokollate ose kakao 700g
700g salce kosi
1 vanilje
100g sheqer
Ftrutat
2 banane
2 kivi
2 portokall
100g boronic
1 cokollate e zeze
100g arra
1 bidon leng frutash.
Pergatitja.
Marrim 1 tave qelqi
Do na duhet per te shtruar biskotat.
Procesi.
Ne 1 tas fillojme rrahim me mixer panen salcen e kosit sheqerin dhe vaniljen. Pasi masa te jete gati e lem menjane.
Ne 1 filxhan caji hedhim leng frutash qe do te na duhet te lahem biskotat.
Marrim biskotat I Lagim 1 e nga 1 ne lengun e frutave dhe e shtrojme ne taven e qelqit
Pasi mbaron shtresa e pare hedhim panen siper dhe e hapim me luge.
Keshtu mu te bejme deri ne 3 shtresa
Pasi kemi mbaruar te 3 shtresat
Fillojme e zbukurojme me fruta sipas deshires.
Dhe torta eshte gati.
Duhet te vendoset ne frigorifer sepse quhet torte e ftohte.
Pas disa oresh mund Ta konsumoni.
Ju befte mire .

Japrak me gjethe rrushi

by

Japrak me gjethe rrushi

Receta.vetem me lakra te egra dhe spinaq( spinaq nje tufe,30 g lepjet,labot I eger 30 g,labot I bute 30 g,lepjet e eger 30 g,nen100 g,veshe lepuri 5 g,gjethe hardalli40 g,reshqyll 10 g,cikore10 g,bishta qepe50 g,bishta hurdhre50 g,nga nje tufe koper,majdanoz,nenexhik,kripe,piper,nje gote vaj ulliri,dhe nje gote uji me oriz.Te gjithe perbersit pasi jane lare mire I grime imet dhe I shtypim me dore me nje ene tjeter ne uje the valuar vendosim gjethet e rrushit per 1 min sa te ndryshoj ngjyre dhe I kalojme ne uje te ftohte dhe jemi gati per mbledhjen e japrakeve ,Marrim nje tave me fund te gjere hedhim 3 luge vaj ulliri dhe nje shtrese gjethe rrushi dhe disa dege nenexhik disa kumbulla ose pistil dhe reshtojme japraket sipas formes se tenxheres me forme rrethore duhen deri me 3 shtresa pasi ziejne me mire me perfundim vendosim 2 pjata per peshe qe japraku te ruaj formen e mbulojme me uje me pak kripe dhe e ziejme per40 min me fund me lengun qe mbetet dhe leng limoni I sperkatim e shoqerojme me kos sipas deshires.

Tave dheu

by
Tave dheu 

mish vici 400g
1 kokerr qepe
2 thelbij hurdher
2luge gjelle gjize
2 luge gjelle miell misri
2 luge gjelle salce domateje
3 luge vaj ulliri
kripe ,piper te zi
Fillimisht kaurdisim mishin e prere ne kubike dhe i leme te marin nje vale me pak uje..Ne nje tigan tjeter kaurdisim qepen derisa te tretet dhe i shtojme thelbijte e hurdhes te shtypura,miellin e misrit,salcin kripen e piperin.I trazojme te gjitha bashke.Fergesen e vendosim te tave i shtojme dhe gjizen. dhe fusim ne furre 10 m