~ Igredientet: (per 5 lava cake)
2 veze te plota + 1 e verdhe,
100 gram gjalp
100 gram cokollate fondente (65% - 70% kakao)
65 gram miell qe fryhet,
80 gram sheqer,
~ Metoda:
1. Paraprakisht ngrohim stufen ne 180 grade.
2. Shkrijme ne banjo mari cokollaten e copetuar + gjalpin. (Ose i shkrijme ne mikrovale per 1 min duke i nxjerre per ti trazuar cdo 20 sekonda qe te evitoni se mos digjet cokollata)
3. Ne nje ene rrahim mire vezet + sheqerin dhe me pas shtojme perzierjen e mesiperme te cokollates dhe i perziejme.
4. Ne fund shtojme miellin.
Nderkohe pergatisim enet e vogla qeramike ku do hedhim perberjen. I lyjme mire me gjalp nga te gjitha anet dhe I pudrosim anesohet dhe qendren me kakao (ne vend te miellit) duke shkundur tepricen.
5. Hedhim perberjen ne enet qeramike duke mbushur 2/4 ose 3/4 e enes.
*( Ne kete pike, mund edhe ti mbuloni me qese kuzhine dhe ti fusni ne akull e ti perdorni ne ditet ne vijim, thjesht do duhen te qipen direkt sa dalin nga akulli dhe per disa minuta me shume (10-12 min ne varesi te stufes), por shija ngelet e njejte. Per raste speciale pergatitini nje dite me pare dhe piqini te nesermen 🙂 )
6. Ne nje tave biskotash ose tave te ceket vendosim enet qeramike (qe ta kemi te lehte ti nxjerrim nga stufa) dhe i lem te piqen per 7 minuta (qendroji afer stufes pasi pjekja varet ne nga furra qe keni. Do e kuptoni qe jane bere kur anesoret te jene forcuar dhe qendra e kekut te jete pak e bute).
7. Pasi i nxjerrim nga stufa, I lem te ftohen 1 minute.
I servirim ne pjata duke i pudrosur dhe sheqer pluhur dhe i sherbejme me fruta te fresketa dhe akullore me vanilje 🙂
Shijojeni! 🙂
0 comments:
Post a Comment
thanks