Monday, October 24, 2016

, ,

Torte hap pas hapi

Per kekun : ( Tave 27 cm)
200 gr cokollate
100 gr gjalpe
3-4 veze
100 gr sheqer
Pak kripe

Per mousse-in
2-3 te verdha veze
100 gr sheqer
15 gr niseshte
200ml qumesht
Vanilje
5 gr kafe
3 flete xhelatine
350 gr pana
Kakao per sperkatje (2-3 luge gjelle)

Pergatitje
Shkrijme çokollaten me gjalpin ne banjomari, E perziejme derisa te behet mase homogjene.
Thyejme vezet dhe ndajme vec te bardhat, vec te verdhat.
I shtojme cokollates te verdhat e vezeve, nje e nga nje.
Nderkohe rrahim te bardhat e vezeve dhe Shtojme sheqerin
Me pas i perziejme te dy masat me kujdes, nga lart poshte
E shtrojme ne tave ( vëm poshte leter furre dhe pak gjalp)
E pjekim per 25 minuta ne 180°

Pergatisim mousse-in ne dy pjese
Fillimisht bashkojme vetem te verdhat e vezeve me sheqerin dhe niseshte
Shtojme qumeshtin, pak fare te vakur, nderkohe vendosim fletet e xhelatines ne uje te ftohte, per tu zbutur.
Masen e qumeshtit e vëm ne zjarr per disa minuta derisa te trashet, si krem pasticerie
Me pas shtojme kafen e bluar.
E perziejme me kujdes, shtojme dhe xhelatinen e zbutur
Me pas rrahim panen per 3-4 minuta
Perziejme te 2 masat kremoze me kujdes, nga lart poshte, me nje spatul
Hedhim mousse-in mbi kekun ( e ftohur)
E nivelojme me luge , ose thike pa dhembeza dhe e vendosim ne frigo per te pakten 4 ore
Ne fund e sperkasim me kakao pluhur

Ju befte mire!

0 comments:

Post a Comment

thanks