Sunday, October 30, 2016

When do foods expire?/Kur skadojnë ushqimet?

by

When do foods expire?
"Time" magazine has devoted an article to the truth about the expiration date of foods and when they can no longer be consumed.

"Time" writes that foods that do not have an expiration date must be consumed within a certain time.

Here are some of them:

- Pasta must be consumed within 12 months.

- Chocolate expires one year from the production date.

- Unopened mayonnaise never spoils. While the opened one can be consumed for 2-3 months, then it is not safe to use.

- Unopened beer expires after 4 months.

-Honey is the food product that never spoils (Caution! The one produced without chemicals.)

-Frozen vegetables that are packaged closed are consumed for 18-24 months, those that are opened only one month.

-Olive oil is used 2 years from the date of production, after this date it may change color or taste, but it is safe to use.

- Unopened "ketchup" expires after 1 year, opened, after 4-6 months.

Revista “Time” i ka kushtuar një artikull lidhur me të vërtetën e datës së skadimit të ushqimeve dhe kur ato nuk mund të konsumohen më.

“Time” shkruan se ushqimet që nuk kanë një etiketë skadence, duhen konsumuar brenda një kohe të caktuar.

Ja disa prej tyre:

–Makaronat duhen konsumuar brenda 12 muajsh.

–Një vit nga data e prodhimit skadon çokollata.

–Majoneza e pahapur nuk prishet asnjëherë. Ndërsa ajo e hapur mund të konsumohet 2-3 muaj, pastaj nuk është e sigurt për t’u përdorur.

–Birra e pahapur skadon pas 4 muajsh.

–Mjalti është produkti ushqimor që nuk prishet kurrë (Kujdes! Ai i prodhuar pa kimikate.)

–Perimet e ngrira të cilat janë të paketuara të mbyllura konsumohen për 18-24 muaj, ato të hapurat vetëm një muaj.

–Vaji i ullirit përdoret 2 vjet nga dita e prodhimit, pas kësaj date mund të ndryshojë ngjyra ose shija, por është i sigurt për përdorim.

–“Ketchup” i pahapur skadon pas 1 viti, i hapur, pas 4-6 muaj.

Shrimp risotto/Rizoto me Karkaleca

by

Shrimp risotto


Ingredients for 3-4 people:
400 g of cleaned shrimp
1 ½ cups of water with rice for risotto
½ bunch of parsley
6 cloves of garlic
1 cup of fresh tomatoes or 1 cup of tomato sauce
1 small onion
nutmeg
1 tea cup of olive oil
1 small carrot
2 fish fillets (or vegetable stock)
2 ½ glasses of water to boil the rice
Preparation:
To prepare the risotto with shrimps, we proceed in this way, First we give the shrimps a wave, Pour the olive oil into the pan, Fry the garlic, After the shrimps have boiled, pour the water, Chop the onion and fry it a little together with the garlic, Chop the carotene as well where it is sauteed together with the onion and garlic, we also throw in the parsley and saute them a little, we throw in the carcasses after we have drained them and fry them a little, we also throw in a coker of chopped tomatoes, we fry them all together a little, we throw in the nutmeg and let it melt . Then we throw in the rice, which we mix well together with the other ingredients. Pour the warm water little by little and stirring occasionally until the rice is cooked.
Perberesit per 3-4 persona:
400 gr karkaleca te pastruar
1 ½ gode uji me oriz per rizoto
½ tufe majdanoz
6 thelpinje hudhra
1 koker domate te fresket ose 1 filxhane kafe salce domate
1 kokerr qepe te vogel
arre muskat
1 filxhan caji vaj ulliri
1 karrote e vogel
2 dado peshku (ose leng brodo zarzavatesh)
2 ½ gote uji per te zjerre orizin
Pergatitja:
Per te pergtitur rizoto me karkaleca veprojme ne kete menyre, Ne fillim i japim nje vale karkalecave, Hedhim vajin e ullirit ne tigan, Skuqim hudhrat, Mbasi kane zjerre karkalecat i derdhim ujin, Grijme qepen dhe e skuqim pak bashke me hudhrat, Grijme edhe karoten ku e kavardisimpak me qepen dhe hudhrat, Hedhim edhe majdanozin dhe i kavardisim pak, Hedhim karkacet mbasi i kemi kulluar dhe i skuqim pak, Hedhim edhe nje koker domate te grire, i skuqim pak te gjitha bashke, Hedhim dadon dhe e leme sa te shkrije. Me pas hedhim orizin te cilin e perziejme mire bashke me perberesit e tjere. Hedhim ujin e ngrohte avash avash dhe duke e trazuar here pas here deri sa orizi te kete ziere.

Tiramisu

by

Tiramisu


Ingredients:
300 g savoiardi biscuits (or petit beurre)
* 5 eggs
* 7 tablespoons of sugar
* 400 gr. mascarpone cheese
* 2 tablespoons Nescafe (or espresso coffee)
* cocoa
Preparation:
Separate the egg whites from the yolks. Put the yolks in a container, add 4 tablespoons of sugar and mix with a mixer. Then add 400g of mascarpone and mix with a mixer. In another container, pour the egg whites and mix with a mixer until thick. After it thickens, add 3 tablespoons of sugar and stir with a spoon, then add this mixture to the egg yolks. Put the savoiardi biscuits in the glass pan (you can also use simple biscuits (biscotti secchi)), which you must first put in a container where you have melted nescafe or espresso coffee. Arrange the cookies in such a way that the part with sugar is on top. Pour the cream prepared with mascarpone on top, then in the same way the cookies soaked in coffee and again on top of the cream and finally pour cocoa on top. Leave it in the refrigerator for at least 3 hours.
Perberesit:
300 gr biskota savoiardi (ose petit beurre)
* 5 veze
* 7 luge gjelle sheqer
* 400 gr. djath mascarpone
* 2 luge gjelle nescafe (ose me kafe ekspres)
* kakao
Pergatitja:
Ndani te bardhat e vezeve nga te verdhat. Ne nje ene hidhni te verdhat, shtoni 4 luge gjelle sheqer dhe perzini me mikser. Pastaj shtoni 400gr mascarpone dhe perzini me mikser. Ne nje ene tjeter hidhni te bardhat e vezeve dhe perzini me mikser derisa te trashet. Pasi te trashet shtoni 3 luge gjelle sheqer dhe perzini me luge, pastaj kete mase shtojani asaj me te verdhat e vezeve. Ne tepsine prej qelqi vini biskotat savoiardi(mund te perdorni edhe biskota te thjeshta (biscotti secchi)) te cilat me perpara duhet ti kaloni ne nje ene ku keni shkrire nescafen ose me kafe ekspres. Biskotat rreshtojini ne menyre qe pjesa me sheqer te jete lart. Siper hidhni kremin e pergatitur me mascarpone, pastaj ne te njejten menyre biskotat e lagura ne kafe dhe perseri siper kremin dhe ne fund hidhni kakao persiper. Lereni ne frigorifer per te pakten 3 ore.

Here are the foods you should eat when you have low blood pressure

by
Here are the foods you should eat when you have low blood pressure
The change of seasons and consequently the fluctuation of temperatures almost always favor health problems, among which is low blood pressure. This concern occurs for various reasons and mainly affects women and the elderly, however young people are not excluded. But what are the symptoms of low blood pressure and above all, what should you do in these cases, including the foods you should consume?
What you should consume
It is necessary to consume a larger amount of salt, certainly not exaggerating it. Make magnesium and potassium cures that are mainly found in foods, especially bananas. Other allies against low tension are also licorice, beetroot juice, pomegranate and currants. In these cases, coffee can also help, however, it is better not to abuse it, while you should avoid alcohol consumption. These are some suggestions that you can do at home, but if you constantly suffer from low blood pressure, it is advisable to visit a specialist doctor, who will be able to give you a better cure. exactly for your problem.
Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Por cilat janë simptomat e tensionit të ulët dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëni në këto raste, përfshirë dhe ushqimet që duhet të konsumoni?
Çfarë duhet të konsumoni
Është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Bëni kura magnezi dhe kaliumi që gjenden kryesisht tek ushqimet e sidomos te bananet. Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që të mos abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit. Këto janë disa sugjerime të cilat mund t’i bëni në kushte shtëpiake, por nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

Monday, October 24, 2016

Për një shëndet të mirë të syve

by

For good eye health, here are the right foods

Many of us may have heard, especially when we were little, that carrots are good for our eyes.
Although sometimes we may have thought that it was just an excuse that parents used to force us to consume carrots or to eat more vegetables, there are some foods that help us to have a good health of this organ. Here are the best...

Red peppers - According to nutritionist Susie Burrell, these colored vegetables are very important for our body. Peppers, like carrots, contain a high level of carotenoids, which are extremely important to prevent certain types of diseases.

Nuts - They are rich in vitamins and minerals, especially selenium. Distinguished for their antioxidant properties, they help the eye keep significant vision problems at bay.

Kiwi – This small green fruit contains a number of benefits for the body. It is rich in antioxidants and a single kiwi provides the body with the right amount of vitamin C during the day. This amount is necessary for the production of collagen in the cornea as well as for the health of the blood vessels that guarantee the functioning of the eye.

Green leafy vegetables – Especially spinach, which helps the retina of the eye not to be damaged by strong light.
Për një shëndet të mirë të syve, ja cilat janë ushqimet e duhura
Shumë prej nesh mund të kenë dëgjuar të thuhet, veçanërisht kur kemi qenë të vegjël, se karotat na bëjnë mirë për sytë.
Edhe pse disa herë mund të kemi menduar se bëhet fjalë vetëm për një justifikim që prindërit përdornin për të na detyruar të konsumonim karota apo për të ngrënë më shumë perime, ekzistojnë disa ushqime që na ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë të këtij organi. Ja cilët janë më të mirët...

Specat e kuq – Sipas dietologes Susie Burrell, këto perime me ngjyrë janë shumë të rëndësishëm për organizmin tonë. Specat, ashtu si karotat, përmbajnë një nivel të lartë të karotenoideve, të cilat janë tepër të rëndësishme për të parandaluar e disa lloj sëmundjesh.

Arrat – Janë të pasura me vitamina dhe minerale, e veçanërisht me selen. Të dalluara për vetitë e tyre antioksiduese, ato ndihmojnë syrin të mbajë larg probleme të rëndësishme me shikimin.

Kivi – Ky frut i vogël jeshil përmban një sërë përfitimesh për organizmin. Është i pasur me antioksidantë dhe një kivi i vetëm i ofron organizmit sasinë e duhur të vitaminës C gjatë një dite. Kjo sasi është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit në korne si dhe për shëndetin e vazove të gjakut që garantojnë funksionimin e syrit.

Perimet me gjethe jeshile – Në veçanti spinaqi, i cili ndihmon retinën e syrit të mos dëmtohet nga drita e fortë.

Croissant with nutella or jam

by

Croissant with nutella

The ingredients for the dough are:
500 grams of flour,
200 ml of milk,
2 eggs,
1 loaf of bread,
1 vanilla,
150 g of sugar,
2 spoons of honey,
nutella for the filling,
and an egg yolk,
We make the dough, let it rest until it doubles in size, then roll it out into a large patty.
We cut the boom into triangles and in the middle of each triangle we put a spoonful of nutella.
We collect the triangles from the thick part to the end making them rolls and leave them again on the paper tray to double in size.
Then, brush them with egg yolk mixed with a little milk and bake them at 180° for 15 minutes.

Krosan me nutella
Perberesit per brumin jane:
500 gr miell,
200 ml qumesht,
2 veze,
1 maja buke,
1 vanilje,
150 gr sheqer,
2 luge mjalte,
nutella per mbushjen,
dhe nje te verdhe veze,
Bejme brumin, e leme te pushoje sa te dyfishohet me pas e hapim ne nje pete te madhe.
E presim bumin ne trekendesha dhe ne mes te çdo trekendeshi veme nje luge kafe me nutella.
I mbledhim trekendeshat nga pjesa e trashe deri ne fund duke i bere role dhe i leme perseri ne tepsi me leter te dyfishohen.
Me pas, i lyejme nga siper me te verdhe veze te perziere me pak qumesht dhe i pjekim ne 180° per 15 minuta.


Cheescake

by

Receta: Cheescake
250 gr biskota 
125 gr gjalp
500 gr mascarpone
250 ml pana


120 gr sheqer pluhur
300 gr manafera
60 gr sheqer
1 luge niseshte
7 gr xhelatine

PREGATITJA:
Grijme biskotat ne mixer shkrijme gjalpin dhe i bashkojme ne nje tas duke i perzier, marrim nje tave te rrumbullaket shtrojme leter guzhine dhe vendosim masen e biskotave duke e rrafshuar me nje luge e vendosim ne frigorifer. Marim panen e rrahim me sheqerin, rrahim dhe mascarponen i perzjejme bashke dhe masen e vendosim ne taven qe e kemi ne frigorifer, e vendosim perseri ne frigorifer. Marrim manaferat i vendosim ne nje texhere i hedhim sheqerin i leme te zien pak dhe i hedhim nje luge niseshte te tretur me pak uje, xhelatinen e tretim me pak uje te nxehte dhe i bashkojme te gjitha, masen e leme te ftohet pak dhe e hedhim mbi torten. E vendosim ne frigorifer derisa te ftohet. Ju befte mire !

Kek llave

by
LAVA CAKE

~ Igredientet: (per 5 lava cake)

2 veze te plota + 1 e verdhe,

100 gram gjalp

100 gram cokollate fondente (65% - 70% kakao)

65 gram miell qe fryhet,

80 gram sheqer,

~ Metoda:

1. Paraprakisht ngrohim stufen ne 180 grade.

2. Shkrijme ne banjo mari cokollaten e copetuar + gjalpin. (Ose i shkrijme ne mikrovale per 1 min duke i nxjerre per ti trazuar cdo 20 sekonda qe te evitoni se mos digjet cokollata)

3. Ne nje ene rrahim mire vezet + sheqerin dhe me pas shtojme perzierjen e mesiperme te cokollates dhe i perziejme.

4. Ne fund shtojme miellin.

Nderkohe pergatisim enet e vogla qeramike ku do hedhim perberjen. I lyjme mire me gjalp nga te gjitha anet dhe I pudrosim anesohet dhe qendren me kakao (ne vend te miellit) duke shkundur tepricen.

5. Hedhim perberjen ne enet qeramike duke mbushur 2/4 ose 3/4 e enes.

*( Ne kete pike, mund edhe ti mbuloni me qese kuzhine dhe ti fusni ne akull e ti perdorni ne ditet ne vijim, thjesht do duhen te qipen direkt sa dalin nga akulli dhe per disa minuta me shume (10-12 min ne varesi te stufes), por shija ngelet e njejte. Per raste speciale pergatitini nje dite me pare dhe piqini te nesermen 🙂 )

6. Ne nje tave biskotash ose tave te ceket vendosim enet qeramike (qe ta kemi te lehte ti nxjerrim nga stufa) dhe i lem te piqen per 7 minuta (qendroji afer stufes pasi pjekja varet ne nga furra qe keni. Do e kuptoni qe jane bere kur anesoret te jene forcuar dhe qendra e kekut te jete pak e bute).

7. Pasi i nxjerrim nga stufa, I lem te ftohen 1 minute.
I servirim ne pjata duke i pudrosur dhe sheqer pluhur dhe i sherbejme me fruta te fresketa dhe akullore me vanilje 🙂

Shijojeni! 🙂

Torte hap pas hapi

by
Per kekun : ( Tave 27 cm)
200 gr cokollate
100 gr gjalpe
3-4 veze
100 gr sheqer
Pak kripe

Per mousse-in
2-3 te verdha veze
100 gr sheqer
15 gr niseshte
200ml qumesht
Vanilje
5 gr kafe
3 flete xhelatine
350 gr pana
Kakao per sperkatje (2-3 luge gjelle)

Pergatitje
Shkrijme çokollaten me gjalpin ne banjomari, E perziejme derisa te behet mase homogjene.
Thyejme vezet dhe ndajme vec te bardhat, vec te verdhat.
I shtojme cokollates te verdhat e vezeve, nje e nga nje.
Nderkohe rrahim te bardhat e vezeve dhe Shtojme sheqerin
Me pas i perziejme te dy masat me kujdes, nga lart poshte
E shtrojme ne tave ( vëm poshte leter furre dhe pak gjalp)
E pjekim per 25 minuta ne 180°

Pergatisim mousse-in ne dy pjese
Fillimisht bashkojme vetem te verdhat e vezeve me sheqerin dhe niseshte
Shtojme qumeshtin, pak fare te vakur, nderkohe vendosim fletet e xhelatines ne uje te ftohte, per tu zbutur.
Masen e qumeshtit e vëm ne zjarr per disa minuta derisa te trashet, si krem pasticerie
Me pas shtojme kafen e bluar.
E perziejme me kujdes, shtojme dhe xhelatinen e zbutur
Me pas rrahim panen per 3-4 minuta
Perziejme te 2 masat kremoze me kujdes, nga lart poshte, me nje spatul
Hedhim mousse-in mbi kekun ( e ftohur)
E nivelojme me luge , ose thike pa dhembeza dhe e vendosim ne frigo per te pakten 4 ore
Ne fund e sperkasim me kakao pluhur

Ju befte mire!

Muffin me cokollate

by
Muffin me cokollate

Perberesit:200 gr dhalle, 115 gr gjalp vitam, 230 gr miell, 150 gr sheqer, 1 veze, 45 gr kakao, 1 luge kafe sode buke, nje cerek luge kafeje kripe, 2 sheqe vanilje, 100 gr cokollate. 
Pergatitja: 
Miell+ sheqer+kakao+ sheqer valilje+kripe+sode+ cokollate e copetuar. I perziejme bashke te gjithe perberesit e mesiperm. Veza rrihet shume, gjalpi shkrihet dhe perzihen me dhallen dhe sebashku me masen tjeter. Behet nje brum homogjen dhe ky brume vendoset ne forma dhe piqet me 190 grade per 15 -20 min. 
Ju befte mire 😁

Torte me pana dhe cokollate.

by
Torte me pana dhe cokollate.

Perbersit.
1 kuti e madhe pana. 1000g
1 pako biskota me cokollate ose kakao 700g
700g salce kosi
1 vanilje
100g sheqer
Ftrutat
2 banane
2 kivi
2 portokall
100g boronic
1 cokollate e zeze
100g arra
1 bidon leng frutash.
Pergatitja.
Marrim 1 tave qelqi
Do na duhet per te shtruar biskotat.
Procesi.
Ne 1 tas fillojme rrahim me mixer panen salcen e kosit sheqerin dhe vaniljen. Pasi masa te jete gati e lem menjane.
Ne 1 filxhan caji hedhim leng frutash qe do te na duhet te lahem biskotat.
Marrim biskotat I Lagim 1 e nga 1 ne lengun e frutave dhe e shtrojme ne taven e qelqit
Pasi mbaron shtresa e pare hedhim panen siper dhe e hapim me luge.
Keshtu mu te bejme deri ne 3 shtresa
Pasi kemi mbaruar te 3 shtresat
Fillojme e zbukurojme me fruta sipas deshires.
Dhe torta eshte gati.
Duhet te vendoset ne frigorifer sepse quhet torte e ftohte.
Pas disa oresh mund Ta konsumoni.
Ju befte mire .

Japrak me gjethe rrushi

by

Japrak me gjethe rrushi

Receta.vetem me lakra te egra dhe spinaq( spinaq nje tufe,30 g lepjet,labot I eger 30 g,labot I bute 30 g,lepjet e eger 30 g,nen100 g,veshe lepuri 5 g,gjethe hardalli40 g,reshqyll 10 g,cikore10 g,bishta qepe50 g,bishta hurdhre50 g,nga nje tufe koper,majdanoz,nenexhik,kripe,piper,nje gote vaj ulliri,dhe nje gote uji me oriz.Te gjithe perbersit pasi jane lare mire I grime imet dhe I shtypim me dore me nje ene tjeter ne uje the valuar vendosim gjethet e rrushit per 1 min sa te ndryshoj ngjyre dhe I kalojme ne uje te ftohte dhe jemi gati per mbledhjen e japrakeve ,Marrim nje tave me fund te gjere hedhim 3 luge vaj ulliri dhe nje shtrese gjethe rrushi dhe disa dege nenexhik disa kumbulla ose pistil dhe reshtojme japraket sipas formes se tenxheres me forme rrethore duhen deri me 3 shtresa pasi ziejne me mire me perfundim vendosim 2 pjata per peshe qe japraku te ruaj formen e mbulojme me uje me pak kripe dhe e ziejme per40 min me fund me lengun qe mbetet dhe leng limoni I sperkatim e shoqerojme me kos sipas deshires.

Tave dheu

by
Tave dheu 

mish vici 400g
1 kokerr qepe
2 thelbij hurdher
2luge gjelle gjize
2 luge gjelle miell misri
2 luge gjelle salce domateje
3 luge vaj ulliri
kripe ,piper te zi
Fillimisht kaurdisim mishin e prere ne kubike dhe i leme te marin nje vale me pak uje..Ne nje tigan tjeter kaurdisim qepen derisa te tretet dhe i shtojme thelbijte e hurdhes te shtypura,miellin e misrit,salcin kripen e piperin.I trazojme te gjitha bashke.Fergesen e vendosim te tave i shtojme dhe gjizen. dhe fusim ne furre 10 m

Makarona në furrë

by

Përbërësit:
500 gr makarona
300 gr mish të grirë
1 lt salcë
1 qepë
1 karotë
2 lugë vaj
djathë parmixhano
1 degë selino
kripë, piper
Salca beshamel:
1 lt qumësht
100 gr gjalpë ose margarinë
100 gr miell
kripë
arrë moskat
Përgatitja:
Skuqim qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper.
Pasi të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri.
Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me salcën, më pas i shtrojmë në tavë.
Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.

Ja si te pergatitni rafaello

by
Toptha me Arra të Bluara
Perberesit:
100 gr gjalpë
100-150 gr sheqer pluhur
1 vezë (e freskët)
150 gr çokollatë
150 gr arra të bluara
2 lugë supe rum
50 gr arra të grimcuara
50 gr bajame të grimcuara
50 gr çokollatë e grimcuar
i zbutur me mikser. Shtohet sheqeri pluhur, veza dhe vazhdon tundja gjersa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhet çokollata e shkrirë dhe e ftohur pak, rumi, si dhe arrat e bluara të cilat përzihen mirë gjersa masa të homogjenizohet. Futet në frigorifer ½ ore, pastaj nxirren me lugë të vogël dhe bëhen goglat me madhësi sipas dëshirës (afro 35 copë). Topthat kalohen në çokollatë, arra dhe bajame të gjitha të grimcuara. Nëse topthat përgatiten në çast dhe brumi është pak i hollë, shtohet 1 lugë arra ose keks i bluar

Gullash

by
"Gullash i shpejtë"
Përbërësit:
-800 gr mish viçi 
-4 qepë 
-4 lugë pure domatesh
-vaj
-piper i kuq
-1 lugë miell
-2 lugë erëza të thata
-majdanoz
-kripë dhe piper i zi
->Gatimi Mishi ndahet në katror pak më të vegjël dhe vihet në vaj të nxehtë që të skuqet nga të gjitha anët. E ulni temperaturën dhe shtoni qepët në tigan. I shtohet ujë dhe lihen ne zjarrë të ngadalët deri sa mishi të zbutet. Trazoni piperin e kuq, miellin me pak ujë, shtoni puren e domates, erëzat, kripën dhe piperin. Në fund shtoni majdanozin. Ju bëftë mirë!

Tave krapi

by
TAVE KRAPI 


Për 7-8 persona duhen 

Krap i freskët 4-5 kg, 

Qepë 1,5 kg,

Hudhra 300 g (të pa pastruara),

Domate 1 kg të pjekura ose salcë, të cilës populli i Shkodrës i thotë Nerden, kjo sipas nevojës,

Uthull 100 ml

Pistil dhe kumbulla të thata sipas shijes,
Gjethe lari(Dafine),

Vaj udhiri 200 ml

Piper, kripë, majdanoz dhe sheqer.

Pergatitja

Merret krapi dhe pastrohet nga luspat, të brendshmet, e në mënyrë të veçantë nga një kockë që gjendet në grykën e kokës së krapit, të cilin shkodranët e quajnë Pethi: kjo kockë ka formë trekëndëshi, e cila duhet hequr patjetër pasi i jep një shije të hidhur tavës së Krapit. Pas kësaj, peshkun e pastruar e presim në thela 2-3 cm të trasha deri tek bishti i cili në fund lihet sipas dëshirës. Kujdes duhet pasur që kokës së krapit ti lihet pak pjesë nga trupi. Pas kësaj lahet me ujë të bollshëm dhe lihet të kullojë. Pasi është pastruar nga gjaku dhe uji, në një tigan i jepet një faqe e lehtë në të dy anët duke e skuqur me vaj. Kjo shërben për ta mbledhë mishin e peshkut. Vajin e tiganit që skuqem peshkun e ruajmë pasi në të do të përgatisim lëngun e Tavës ose için siç i thonë shkodranët.
Përgatitja e Içit
Marrim qepën dhe pasi e pastrojmë, e grijmë në feta të holla për së gjati (si për sallatë) e hedhim në tiganin me vaj dhe e kavertisim gjersa të marri një ngjyrë të kuqërremtë. Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe këto si dhe të prera në gjysmë ose në katërsh, në varësi të madhësisë së tyre dhe i kavertisim me qepën. Pastaj i hedhim domatet të cilave u kemi hequr lëkurën me ujë të vakët, ose Nerdenin (Salcën e Domateve) vazhdojmë ti përziejmë deri sa të bëhet një masë uniforme (kur treten plotësisht qepët në këtë masë).
Pastaj i shtojmë uthull rrushi sipas nevojës, pistil, kumbulla të thata, piper, kripë, gjethe lari dhe i ziejmë në një zjarr të ngadaltë. Masa e këtij içi duhet të jetë një masë e njëtrajtshme e trashë dhe një shije pak xhelatinoze tipike e kësaj Tave që në gjuhën e Kulinarisë quhet Gllase. Në varësi të uthullës, i shtohet edhe pak sheqer.
Pasi içi është gati, merren thelat e Krapit hidhen në një tavë dhe mbi të hedhim için. I shtojmë pak ujë, por me kujdes, duke pasur parasysh edhe shterimin e tij dhe futet në një furrë me temperaturë normale 140-150 °C. Pasi Krapi ka marrë faqe në të dy anët e tij dhe içi është bërë njësh me thelat dhe salca ka ngelur në yndyrën e vet, atëherë Tava Shkodrane është gati. Pasi i hedhim pak majdanoz përsipër e servirim në tavolinë.

Ja receta shume e kerkuar

by
Sheqer Pare me Arra
Përbërësit:
1 kg gjalpë të zbutur
1 kg miel
12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë
1 lugë çaji sodë buke
200 gr arra të grimcuara
2 kg sheqer.
Përgatitja:
Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
Sherbeti
Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në fleta.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë
ju boft mir

Ja si te pergatisim krepa

by
Pallaqinka (palepeta)ose krepa
nutella receta gatimi
Perberesit:
– 5 veze,
– gjysme litre qumesht (ne mungese te qumeshtit vetem uje),
– pak kripe,
– 1 sheqer vanileje,
– 1 filxhan kafeje vaj,
– 400 gram miell.
Gatimi:
Se pari tunden vezet pastaj shtohen: qumeshti, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden te gjitha. Tigani per palepete, pasi ngrohet me pare, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brume aq sa te krijohet nje pete e holle me trashe si prej 1mm. Palepetet piqen ne te dyja anet. Keshtu vazhdon derisa te harxhohet i tere brumi.
– Palepetat mund te lyhen sipas zgjedhjes: me xhem, me mjalte, me djathe etj. I mbeshtjellim ne forme roleje dhe i vendosim ne pjate.

SULTJASH

by

Recete me prejardhje arabe dhe e perhapur gjeresisht ne Mesdhe, sidomos ne Spanje.
Ne Spanje eshte nje nga embelsirat qe shihet shpesh ne tavolina dhe preferohet si ne mengjes, ashtu edhe ne darke.
Per 4 Persona
Pergatitja: 5 minuta 
Gatimi: 45 minuta
Perberesit:
200 gr oriz
100 gr sheqer
1 lit qumesht
1 luge kafe kanelle e bluar
½ luge kafe vanilje
50 gr qumesht te kondensuar
Pergatitja:
Si fillim, merrni orizin dhe e vendosni te zieje me uje. Ne gjysem te zjerjes shtoni qumeshtin, vaniljen dhe sheqerin.
Perziheni me nje luge druri per 30min deri sa te arrije te behet si nje mase e bute dhe kremoze. Shtoni qumeshtin e kondensuar dhe e perzieni per 5 min.
Hidhni sultjashin ne kupa te vogla dhe e sperkateni me kanelle pluhur.
Embelsira sherbehet gjithmone e ftohte.

Ja kush eshte sekreti i bukurisë

by

Soda, sekret i bukurisë
Për lëkurë të butë, për këmbë sensuale, për një fytyre perfekte, për një buzëqeshje më joshëse dhe për flokë te shëndetshëm përdorni sodë.
Ndërkohe që gjyshet tona njihnin para se gjithash vetitë tretëse të sodës, sot ajo është bërë një element shumë i rëndësishëm i produkteve kozmetike natyrale dhe të atyre të përgatitura në shtëpi. Të mirat? Ka shumë të tilla dhe na ndihmon të kujdesemi për veten në mënyrë natyrale. Nga koka deri tek këmbët...
Shumë prej jush, të mësuara me kozmetikët mjaft të përpunuara, mund të dyshojnë për vetitë e këtij pluhuri të bardhë që shitet kudo nëpër dyqane dhe për me tepër është i lirë. Megjithatë duhet thënë se karakteristikat e tij janë mjaft të njohura. Doni shembuj për t’u bindur? Disa lugë sodë mbrojnë lëkurën e thatë, zbardhin dhëmbët dhe luftojnë zbokthin.
Për të pasur lëkurë të butë
Vuani nga tharja e lëkurës? Kur bëni dush ju irritohet lëkura? Të kruarat dhe skuqjet shkaktohen nga uji shumë gëlqeror. Një zgjidhje shumë e mirë për të mbrojtur lëkurën është të hidhni në vaskën e mbushur me ujë pas bikarbonat sode dhe më pas të futeni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.
Për këmbë të bukura
Të mbuluarë në dimër dhe shumë të zbuluara gjate verës, këmbët tona kanë tendencë të “vuajnë” për gjithë vitin. Soda mund të bëjë mrekullia: lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura. Kjo mund të bëhet edhe për higjienën e duarve. I futim në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin kemi hedhur 2 lugë të vogla me sodë dhe i mbajmë për 10 minuta. Thonjtë do bëhen më të shëndetshëm dhe duart më të buta.
Për një fytyrë përfekte
Mos iu besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, përkundrazi ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton. Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë dhe të pastër.
Për një buzëqeshje edhe më të bukur
Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo zbut gjen, parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër. Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë. Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.
Për flokë të shëndetshëm
Së fundmi duhet thënë se soda na ndihmon të kemi flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm. Fillimisht ky produkt i pastron ato nga llaku, xheli apo çdo produkt tjetër që kemi aplikuar mbi flokët. Se dyti nuk lejon formimin e zbokthit. Në të dyja rastet duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

FRUTI QE DUHET PATJETER TE KONSUMONI NE VERE!

by
FRUTI QE DUHET PATJETER TE KONSUMONI NE VERE!
Specat mendohen si zarzavat por ne fakt jane frut! Ky frut eshte ushqimi me i pasur ne vitamine C. Ne vetem 1 spec te kuq ofrohet dyfishi i sasise ditore te nevojshme te saj. Kjo vitamine luan nje rol te jashtezakonshem ne mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira dhe ne forcimin e imunitetit. Ajo eshte e domosdoshme per mbylljen e plageve dhe per perthithjen e hekurit nga aparati tretes. Ne kushte te caktuara, vitamina C mund te ndihmoje ndjeshem mbrojtjen e ADN-se nga deformime te rreizkshme.
Kolagjeni - qe nevojitet per strukturen e trupit tone dhe lekuren, prodhohet me vitaminen C.
Vitamina C eshte e domosdoshme per prodhimin e njerit prej neurotransmetuesve me te rendesishem qe lidhet drejteperdrejte me gjendjen tone shpirterore - serotonines. Per kete arsye ajo luan rol paresor edhe ne shendetin e trurit.
Kujdes: vitamina C humb shume gjate gatimit. Perfshini nje spec te kuq te gjalle ne dite dhe jeni te mbuluar 😊

THE BREAKFAST THAT PROTECTS YOU FROM THE HARMFUL RAYS OF THE SUN!

by

Some foods contain the right ingredients to protect the skin from serious damage caused by sunlight. Among them are listed:
Tomatoes, green leafy vegetables such as spinach, arugula, flax seeds, avocados, carrots, cherries, rye, cheese and yogurt, as well as fish. A breakfast which can contain most of these items is:
A toast with:
-rye or wheat bread, with bran
-avocado or olive oil
-tomatoes, cucumbers, cottage cheese
-green leaves
- some corn on the cob, boiled
AND
- carrot juice with flax seeds and some celery!

Heart attack and water consumption

by

Heart attack and water consumption

How many times have you heard people say that they don't want to drink liquids before going to bed, because drinking them would cause problems during the night?
 The force of gravity allows water to be deposited in the lower part of your body, when you stand on your feet, they swell, while when you are lying down, the kidneys maintain this level, since they are the organ that makes it possible to discharge fluids.
Drinking water at a certain time maximizes its effectiveness in the body.
2 glasses of water after waking up help to activate the internal organs and detoxify the body.
1 glass of water 30 minutes before a meal helps digestion
1 glass of water before the shower helps lower blood pressure
1 glass of water before going to bed - avoid stroke or heart attack
1 glass of water in bed will help prevent leg pain and stiffness. When you are stiff, your leg muscles need hydration.
Most heart attacks occur during the day, generally between 6 a.m. and noon. Having one at night, when the heart should be quieter, means that something unusual has happened. Apnea has been blamed for this for decades.
If you take an aspirin or ½ aspirin once a day, I advise you to consume it at night.
Aresyeja: Aspirin acts only within 24 hours; therefore, if most heart attacks occur in the early hours of the morning, the most powerful action of aspirin is in the second half of its life, therefore its action in the morning is more powerful.
If you have been consuming aspirin for a long time, it will have the effect of vinegar in your body after a while.
Pharmaceutical companies are producing crystal aspirin to distribute it immediately on the tongue, having a faster function than ordinary aspirin.
Why should you keep Aspirin with you? This is associated with heart attacks.
There are other symptoms of a heart attack, in addition to the pain in the left arm, such as: severe pain in the chin, as well as nausea and a lot of sweating; However, these symptoms can occur even less often.
Most people (about 60%), who had a heart attack during their sleep did not wake up. But the chest pain is so great that it can even wake you up from a deep sleep.
If this happens, you should immediately consume two aspirins in your mouth and swallow them with a little water, but you should immediately let the people you are close to know that you have consumed 2 aspirins so that the cardiologist is notified.
Life is a gift that is given only once.
Ataku kardiak dhe konsumi i ujit
Sa herë keni degjuar njerez te thonë se nuk duan që të konsumojnë lengje para se të shkojnë në shtrat, sepse konsumimi i tyre do t’u shkaktoje probleme gjatë natës?
 Forca e gravitetit lejon qe uji te depozitohet në pjesën e poshtme të trupit tuaj, kur ju qendroni ne kembe, ato bymehen, ndersa kur jeni shtrire, kete nivel e ruajne veshkat, pasi ato ato jane organi i cili ben te mundur shkarkimin e lengjeve.
Pirja e ujit në një kohë të caktuar maksimizon efektivitetin e saj në trup.
2 gota ujë pas zgjimit ndihmojne per të aktivizuar organet e brendshme si dhe per nje detoksikim te organizmit .
1 gotë ujë 30 minuta perpara një vakti ndihmon tretjen
1 gotë ujë para dushi ndihmon në presionin e ulët të gjakut
1 gotë ujë para se të shkosh në shtrat - shmang goditjen apo atakun në zemër
1 gote uje ne krevat do të ju ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve dhe ngerceve te këmbëve. Kur ju keni ngerce muskujt tuaj te këmbëve kanë nevoje per hidratim.
Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin gjatë ditës, në përgjithësi në mes 6 paradite dhe në mesditë. Duke pasur një të tillë gjatë natës, kur zemra duhet të jetë më i qetë, do të thotë se diçka e pazakontë ka ndodhur. Per kete ne fakt per dekada te tera eshte fajesuar apnea.
Nëse ju merrni një aspirinë apo ½ aspirinë një herë në ditë, ju keshilloj ta konsumoni atë gjatë natës.
Aresyeja: Aspirina vepron vetem brenda 24-orëshit; prandaj, në qoftë se shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e para të mëngjesit, veprimi me i fuqishem i aspirines eshte ne gjysmen e dyte te jetes se saj si rrjedhoje veprimi i saj ne mengjes eshte me i fuqishem.
Nes ju keni kohe te gjate qe konsumoni aspirine , ne trupin tuaj ajo do te kete efektin e uthulles pas ca kohesh..
Shoqerite farmaceutike jan eduke prodhuar aspirinen kristal për ta shpërndarë menjëherë në gjuhë duke patur nje funksion me te shpejte se aspirinat e zakonshme
Pse duhet te mbani Aspirine prane vetes tuaj ? Kjo lidhet me ataket në zemër.
Ekzistojnë simptome të tjera të një ataku kardiak, përveç dhimbjes në krahun e majtë si: dhimbje të forta në mjekër, si dhe të përziera dhe shumë djersitje; Megjithatë, këto simptoma mund të ndodhin edhe më rrallë.
Shumica e njerëzve (rreth 60%), pesuan një atak në zemër gjatë gjumit të tyre nuk u zgjuan me. Por dhimbja e gjoksit eshte aq e madhe saqe edhe mund te ju zgjoje nga gjumi i thelle.
Nëse kjo ndodh, menjëherë duhet te konsumoni dy aspirina në gojën tuaj dhe t’i gëlltitsni ata dhe me pak ujë, por menjehere njerezve qe keni afer duhet te jua beni te ditur qe keni konsumuar 2 aspirina ne menyre qe te njoftohet mjeku kardiolog.
Jeta eshte nje dhurate qe te jepet vec nje here.