Monday, October 24, 2016

, ,

SULTJASH


Recete me prejardhje arabe dhe e perhapur gjeresisht ne Mesdhe, sidomos ne Spanje.
Ne Spanje eshte nje nga embelsirat qe shihet shpesh ne tavolina dhe preferohet si ne mengjes, ashtu edhe ne darke.
Per 4 Persona
Pergatitja: 5 minuta 
Gatimi: 45 minuta
Perberesit:
200 gr oriz
100 gr sheqer
1 lit qumesht
1 luge kafe kanelle e bluar
½ luge kafe vanilje
50 gr qumesht te kondensuar
Pergatitja:
Si fillim, merrni orizin dhe e vendosni te zieje me uje. Ne gjysem te zjerjes shtoni qumeshtin, vaniljen dhe sheqerin.
Perziheni me nje luge druri per 30min deri sa te arrije te behet si nje mase e bute dhe kremoze. Shtoni qumeshtin e kondensuar dhe e perzieni per 5 min.
Hidhni sultjashin ne kupa te vogla dhe e sperkateni me kanelle pluhur.
Embelsira sherbehet gjithmone e ftohte.

0 comments:

Post a Comment

thanks