Monday, October 24, 2016

, ,

Ja receta shume e kerkuar

Sheqer Pare me Arra
Përbërësit:
1 kg gjalpë të zbutur
1 kg miel
12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë
1 lugë çaji sodë buke
200 gr arra të grimcuara
2 kg sheqer.
Përgatitja:
Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
Sherbeti
Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në fleta.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë
ju boft mir

0 comments:

Post a Comment

thanks